Lajme
Trump, së shpejti do të largohet nga Uashingtoni
Mediat amerikane shkruajnë se presidenti Donald Trump do të largohet nga Uashingtoni të mërkurën në mëngjes, pak përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, për të filluar jetën e tij post-presidenciale në Florida, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se largimi i tij do të bëhet me një ceremoni në bazën ushtarake Andrews, sipas një personi që ka dijeni mbi planet, e që foli në kushte anonimiteti, sepse planet lidhur me këtë çështje nuk janë njoftuar zyrtarisht. Zyrtarët po konsiderojnë mbajtjen e një aktiviteti të menduar mirë, pothuajse i njëjtë me një vizitë shtetërore, ku do të jetë shtruar një tapet i kuq, do të ketë rojë e bandë ushtarake si dhe shoqëruar me 21 të shtëna armësh, detaje këto që janë në diskutim e sipër.
Presidenti Trump ka njoftuar tashmë se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Biden, duke prishur një traditë historike, pasi ka shpenzuar muaj të tërë duke bërë akuza të pabazuara për manipulim të zgjedhjeve, në një përpjekje për të delegjitimuar procesin dhe fitoren e Biden. Nënpresidenti Mike Pence pritet të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit.
Trump pritet të largohet nga Uashingtoni dy javë pas protestës së dhunshme në Kapitol të mbështetësve të tij në një përpjekje për të ndaluar tranzicionin paqësor të pushtetit dhe pritet të qëndrojë në Florida me një grup të vogël ndihmësish të tij./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















