Shqipëria
Trump propozon Kathleen Ann Kavalec për ambasadore në Shqipëri
Ajo flet rrjedhshëm gjuhën frënge, rumune, ukrainase, ruse, spanjolle dhe portugeze
Ambasadorja e re amerikane në Shqipëri do të jetë Kathleen Ann Kavalec, e cila është propozuar nga Presidenti Donald Trump.
Por, për të marrë vendimin përfundimtar, ajo duhet të kalojë votimin në Senat, shkruajnë mediat shqiptare.
Ajo do të zëvendësojë ambasadorin Donald Lu, të cili i mbaron mandati në Shqipëri për t’u transferuar në një vend tjetër.
Kavalec ka qenë Zëvendës ndihmës sekretare në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, përcjell albinfo.ch.
Në këtë cilësi, ajo është përgjegjëse për Rusinë dhe për Zyrën e Çështjeve Rajonale. Më parë ajo ka shërbyer si Drejtore për Çështjet Ruse në të njëjtën Zyrë.
Sipas DASH, Kavalec aktualisht shërben si Zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit me mbi tre dekada përvojë si diplomate amerikane.
Më parë ka shërbyer si Drejtoreshë e Zyrës së Punëve Ruse, Zëvendës Shef i Misionit të SHBA-ve në UNESCO në Paris, Francë, Zëvendës Koordinator për Ndihmë në Byronë Evropiane dhe Drejtor për Parandalimin e Konflikteve në Zyrën e Koordinatorit për Rindërtimi dhe Stabilizimi.
Kavalec ka një diplomë nga Universiteti i Kalifornisë në Berkeley dhe nga Universiteti Georgetown.
Ajo flet rrjedhshëm gjuhën frënge, rumune, ukrainase, ruse, spanjolle dhe portugeze.
Ajo ka shërbyer më 2008-2009 edhe si Drejtore e Parandalimit të Konflikteve në Zyrën e Koordinimit për Rindërtim e Stabilizim. Detyrat jashtë vendit kanë përfshirë edhe ture në Ukrainë, Rusi, Rumani e Brazil.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum Vogëlushi nga Nepolja e Pejës Dyshohet se ka humbur jetën pas disa ditësh në gjendje kome,... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes,
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














