Bota
Trump paralajmëron masa edhe më të ashpra për emigrantët
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar në një intervistë, se ai mund të ndryshonte ligjet e emigracionit të Amerikës në vetëm “15 minuta” dhe fajësoi vendet e tjera që nuk janë duke “dhënë më të mirën”.
“Ne po bëjmë përparim duke i bërë njerëzit të kuptojnë se kjo është një situatë emergjence”, është shprehur Trump.
“Është një rritje kolosale dhe është një rritje tepër e madhe për sistemin tonë të imigracionit, të cilën nuk mund ta lejojmë që të ndodhë”, ka shtuar tutje presidenti amerikan.
Trump theksoi se demokratët ‘lëndohen keq politikisht’ kur bëhet fjalë për çështjet e emigracionit dhe parashikojnë se mund të fillojnë të punojnë me ligjvënësit republikanë, transmeton ‘Scan’.
Pas këtyre deklaratave, Demokratët e Dhomave paditën administratën e Trump për të bllokuar shpenzimet për murin kufitar, të premtuar nga presidenti, përcjell albinfo.ch.
Gjatë këtij viti, Trump shpalli një emergjencë kombëtare në kufi me qëllim që të fitonte fondet e nevojshme për të filluar ndërtimin e murit. Gjithashtu Trump është ankuar se vendet e Amerikës Qendrore nuk janë duke dhënë më të mirën e tyre.
Presidenti ka kërcënuar se do të mbyllte tërësisht kufirin jugor nëse numri i emigrantëve dhe azilkërkuesve që kalonin kufirin nuk do të zvogëlohej, dhe pikërisht gjatë intervistës është shprehur se nëse Meksika nuk vazhdon të ndalojë emigrantët, ai nuk do të ketë zgjidhje veçse të mbyllë kufirin.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














