Bota
Trump paralajmëron Kinën për mosmarrëveshjet tregtare
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të martën se bisedimet tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës po shkonin mirë, megjithëse paralajmëroi se ai do të ishte “më i ashpër” në negociata, nëse diskutimet do të vazhdojnë deri në mandatin e tij të dytë.
Ai nuk dha detaje në lidhje me negociatat, ose se si ato mund të bëhen më të ashpra.
Trump tha se nëse Shtetet e Bashkuara dhe Kina nuk i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre tregtare, dhe ai i fiton zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 atëherë “zinxhiri i furnizimit i Kinës do të shkatërrohet dhe bizneset, vendet e punës dhe paratë do të zhduken”, përcjell albinfo.ch.
Trump, një republikan, ka përsëritur shpesh publikisht besimin e tij, se Pekini po përpiqet të ngadalësojë negociatat tregtare, me shpresën se një fitore nga një kandidat demokrat për president në vitin 2020, mund të çojë në kushte më të mira të marrëveshjes.
Uashingtoni filloi të vendosë tarifa prej 15 për qind për një sërë importesh kineze të dielën, ndërsa Kina filloi vendosjen e tarifave të reja në naftën e papërpunuar të SHBA-së.
Lufta tregtare mes Kinës dhe SHBA-së ka trazuar tregjet botërore si dhe ka ngritur shqetësimet për ndonjë recesion të mundshëm të ekonomisë botërore.
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?