Lajme
Trump nuk planifikon izolimin derisa të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka sinjalizuar se ai mund të mos e fitojë Shtëpinë e Bardhë, por nuk pranoi humbjen, derisa epërsia e pakapërcyeshme e demokratit Joe Biden u zgjerua dhe republikanët pësuan më shumë pengesa në sfidat e gjyqësore në tri shtete.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, më 13 nëntor, për vaksinat kundër koronavirusit, Trump përsëriti zotimin për të mos vendosur masën e izolimit, shkruan rel, përcjell Albinfo.ch.
“Kjo administratë nuk do të vendosë një bllokim. Shpresojmë, çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, kush e di se cila administratë do të jetë, mendoj se koha do ta tregojë. Por unë mund t’ju them, kjo administratë nuk do të vendosë një izolim”, tha Trump.
Presidenti Trump ka njoftuar se vaksinat ndaj koronavirusit do të jenë në dispozicion gjerësisht deri në prill të 2021-ës.
Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri po rritet në Shtetet e Bashkuara. SHBA-ja shënoi më shumë se 150,000 të infektuar më 13 nëntor. Numri i njerëzve që janë të shtruar në spital me COVID-19 është dyfishuar në dy javët e fundit në 66,000.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











