Lajme
Trump mund të vendosë anulimin e disa vaksinave, arsyetohet me rritje të autizmit
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump tha në një intervistë për revistën Time, se ai do të bëjë një diskutim të gjatë me Robert Kennedy Jr., i emëruari i tij për Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, për anulimin e disa vaksinave për fëmijët.
Trump tha se shkalla e autizmit është në një nivel të lartë dhe sipas tij ka diçka që e shkakton këtë.
I pyetur nëse administrata e tij mund të ndalojë disa vaksina, Trump tha se nëse I sheh si të rrezikshme dhe të padobishme, një mundësi e tillë do të konsiderohet.
Presidenti I zgjedhur shprehu respektin e tij të madh për Kennedy dhe pikëpamjet e tij për vaksinat.
Kennedy është kritikuar për pretendime të rreme mjekësore, duke përfshirë atë se vaksinat janë të lidhura me autizmin.
Ai kundërshtoi kufizimet shtetërore dhe federale gjatë pandemisë COVID-19 dhe u akuzua për përhapjen e dezinformatave në lidhje me virusin.
Më parë Kennedy kryesoi Children’s Health Defense, një organizatë jofitimprurëse që fokusohet në mesazhet kundër vaksinës.
Zgjedhja e tij për postin e Sekretarit të Shëndetësisë ka shkaktuar shqetësim, me më shumë se 75 laureatë të çmimit Nobel që kërkuan anulimin e emërimit të tij, duke paralajmëruar për implikimet e asaj që ai beson në shëndetin publik.
I pyetur nëse ishte dakord me Kennedy për një lidhje midis vaksinave dhe autizmit, Trump tha se më parë I duhet të shohë shifrat e më pas do të merret vendimi më i mirë
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











