Bota
Trump merr goditjen e dytë, Twitteri i bllokon postimet e tij
Rrjeti social Twitter vazhdon t’ia bllokojë ‘cicërimat’ në këtë platformë presidentit amerikan, Donald Trump.
Përmbajtjet që Donald Trump po i plason në Twitter po etiketohen si përmbajtje e diskutueshme që mund të dërgojë në mashtrim apo çorientim në lidhje me zgjedhjet ose ndonjë proces civil.
Vetëm në orën e fundit, Twitter-i ia ka ‘fshehur’ dy cicërima Trumpit si përmbajtje mashtruese.
Në dy cicërimat e tij, Donald Trump ka hedhur akuza për numërimin e votave me postë, vota këto që ia kanë përmbysur rezultatin në shtetet kyçe, e në të cilat rivali i tij Biden tashmë është duke prirë.
Gjithashtu, ai ka akuzuar edhe Demokratët për manipulim të votimit me postë.
“Si ndodh që sa herë që ata numërojnë deponitë e votave me postë, ata dinë të jenë kaq shkatërrues në përqindjen dhe fuqinë e tyre të shkatërrimit?”, tha kandidati republikan tutje në llogarinë e tij.
Sipas sondazheve, kandidati demokrat, Biden, po prin me 227 vota elektorale, gjersa Trump ka mbledhur 213 sosh. Kandidatëve do iu duhen 270 vota për t’u shpallur president.
Kur janë numëruar shumica e votave të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, sipas rezultatit të deritashëm, ish-nënpresidenti amerikan në mandatin e Barack Obamas dhe miku i madh i Kosovës, Joe Biden, do të bëhet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.
Duke u bazuar në bazën e të dhënave të televizionit Fox News, Joe Biden deri më tani i ka siguruar 238 vota të Kolegjit Elektoral, ndërsa rivali Donald Trump i ka 213. Për ta marrë mandatin e presidentit, një kandidat duhet t’i ketë 270 vota të tilla
Deri më tani dhe nga fillimi Joe Biden ka prirë me vota në shtetin me popullsinë më të madhe në Shtetet e Bashkuara dhe që ka numrin më të madh të votave në Kolegjin Zgjedhor – Kaliforni – si dhe në shumë shtete të tjera me peshë, si Illinois, New York, Washington, Wisconsin dhe Arizona.
Ndonëse në fazën e parë të numërimit dhe për disa orë në vazhdim ishte në disavantazh në Michigan, Joe Biden e përmbyti epërsinë prej rreth 200 mijë votash në këtë shtet dhe tani është vetë në epërsi me rreth 18 mijë vota.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












