Bota
Trump kërkon ndërtimin e murit me Meksikën
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se mbyllja e pjesshme e Qeverisë amerikane do të vazhdojë derisa të plotësohet kërkesa e tij rreth fondeve për krijimin e murit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.
Qeveria amerikane është mbyllur përkohësisht të shtunën dhe ende nuk ka ndonjë shenjë të përpjekjeve për ta hapur atë, për shkak të mospajtimeve në fondet e kërkuara nga presidenti Trump për murin me Meksikën, shkruan REL, përcjell albinfo.ch
“Nuk mund ta them se kur do të hapet sërish Qeveria”, ka thënë Trump duke foluar në një video konferencë me trupat amerikane që shërbejnë jashtë SHBA-së.
“Mirëpo mund t’iu them se nuk do të hapet derisa të kemi një mur, ndalesë, mund ta quani si të doni. Unë do ta quaj si të duan ata, mirëpo do të jetë gjëja e njëjtë. Është ndalesë që pengon njerëzit të hyjnë në këtë shtet. Nëse nuk e kemi atë (murin), atëherë Qeveria nuk do të hapet”, ka shtuar ai.
Fondet për pothuajse një të katërtën e programeve federale, duke përfshirë departamentet e Drejtësisë, Sigurisë Kombëtare dhe Bujqësisë do të skandojnë në mesnatën e së premtes.
Prandaj në rast se nuk arrihet ndonjë marrëveshje, mbyllja e Qeverisë mund të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm.
Trump është duke insistuar për fondet rreth murit pasi kjo çështje ka qenë ndër premtimet më të zëshme të tij në fushatën për zgjedhjet presidenciale.
Demokratët në anën tjetër kundërshtojnë ashpër një projekt të tillë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














