Lajme

Trump kërcënon të godasë urat dhe centralet e Iranit

Presidenti amerikan paralajmëron sulme ndaj infrastrukturës iraniane përmes postimeve në rrjetet sociale.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi të enjten vonë për sulme dhe shkatërrime të mundshme të urave dhe centraleve elektrike në Iran, përcjell albinfo.ch.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump shkroi se ushtria amerikane “as nuk ka filluar të shkatërrojë atë që ka mbetur në Iran. Urat më pas, pastaj centralet elektrike”, duke lënë të kuptohet se një goditje ndaj infrastrukturës mund të jetë në planet e SHBA-së.

Ai shtoi se udhëheqja iraniane “e di çfarë duhet bërë, dhe duhet bërë shpejt!”, duke intensifikuar tensionet ndërkombëtare në rajon.

Analistët paralajmërojnë se deklaratat e tilla mund të rrisin pasigurinë dhe tensionet në Lindjen e Mesme, ndërsa komuniteti ndërkombëtar i kërkon SHBA-së dhe Iranit të ruajnë dialogun diplomatik./Albinfo.ch