X

Na ndiqni:

 Kosova

Trump: “Javët e fundit jam marrë me Kosovën dhe Serbinë”

Ndërsa ditë më parë, ai kishte thënë se për punën e tij në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, atij do t’i duhej t’ia jepnin çmimin Nobel për Paqe.

“Më telefonoi një ditë dhe më tha ‘a mund të të ndihmoj me Iranin? I thashë: Jo. Mund të më ndihmosh me Rusinë, sepse, e dini, javët e fundit u morëm me Indinë dhe Pakistanin, Kosovën dhe  Serbinë. Mendoj se të premten do të merremi me Kongon dhe Ruandën, çështje që po vijnë”, tha Trump.

Ditë më parë, Trumpi kishte thënë se për punën e tij në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë administratës së tij të parë, atij do t’i duhej t’ia jepnin çmimin Nobel për Paqe.

“Do të duhej të ma jepnin Çmimin Nobel për Ruandën apo Kongon, mund të themi edhe për Serbinë dhe Kosovën, mund të thoni edhe për shumë tjerë, dhe e madhja është India dhe Pakistani…”.  “Por, nuk ma japin mua, ua japin vetëm liberalëve”, është shprehur ai.


Reklamë
Reklamë
X

Abonohu në revistën tonë