Bota
Trump: Italia do të ishte më mirë jashtë Bashkimit Evropian
Mediat italiane thonë se presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë bisedës me njërin prej liderëve të fushatës së Brexiti-it, Nigel Farage, në kuadrin e një programi radiofonik ka thënë se “edhe Italia do të ishte më mirë jashtë Bashkimit Evropian”.
Duke komentuar shtyrjen e fundit të divorcit të Londrës nga Brukseli, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se Britania ende po mbahet peng nga BE-ja, përcjell albinfo.ch.
Edhe vende të tjera, ka shtuar ai, do të ishin më mirë pa bllokun evropian. Një ndërhyrje kjo që, sipas shtypit italian, vjen në një moment kur politika italiane është sakaq mjaft e ngarkuar, e që me vështirësi arriti ta fashiste vrullin antievropian përmes qeverisë së re Conte, e cila ndihmoi që Roma të ripozicionohej sërish qartë në kampin e BE-së.
Në Britani ndërkohë, temë ditë janë zgjedhjet e 12 dhjetorit, të thirrura nga kryeministri Boris Johnson me mbështetjen e liderit opozitar Jeremy Corbyn, pas vendimit të Bashkimit Europian për ta shtyrë datën e finalizimit të Brexit-it më 31 janar. Johnson deklaroi se publiku duhet “të zgjedhë” për të ardhmen e Brexit-it.
Vendimi për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga blloku evropian erdhi pasi 52 për qind e votuesve votuan për shkëputje në referendumin e 2016-tës, krahasuar me 48 për qind që e kundërshtuan këtë lëvizje.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










