Lajme
Trump i cilëson absurde dhe të pabaza akuzat ndaj tij

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka quajtur “absurde dhe të pabaza” akuzat lidhur me fshehjen e dokumenteve të klasifikuara shtetërore.
Në fjalimet e tij të fushatës zgjedhore që zhvilloi në shtetet federale Georgia dhe Karolina e Veriut dha deklarata lidhur me aktakuzën e përgatitur ndaj tij.
I akuzuar për fshehjen e dokumenteve sekrete shtetërore në rezidencën e tij Mar-a Lag në Florida, Trump mbrojti idenë e tij se aktakuza e përgatitur nga siç thotë ai “të prapambeturit” FBI dhe Departamenti i Drejtësisë janë “absurde dhe të pabaza” dhe se kjo nënkupton “ndërhyrje ndaj zgjedhjeve”.
“Ata mashtrojnë. Mashtrues! Të prapambetur”. Këta kriminelë nuk mund të shpërblehen, ata duhet të mposhten”, tha Trump, i cili bëri shaka, duke thënë se merr “fletëthirrje gjykate” madje edhe kur udhëton në ndonjë shtet të kontrolluar nga demokratët.
Duke e cilësuar aktakuzën si një “mashtrim të politikës së prapambetur”, Trump tha: “Do të dalim kundër institucionit politik aktual dhe do ta përfundojmë me sukses punën që kemi nisur”.
“Kurrë nuk do të ul kokë. Kurrë nuk do të pengohem”, tha Trump, i cili shtoi duke pretenduar se grupet të tilla, si “Marksistët, komunistët, ambientalistët ekstremistët, fanatikët e kufijve të hapur dhe demokratët e majtë radikalë” i kanë ngritur komplot atij.
Trump vuri në dukje se dokumentet që përmenden në aktakuzë duhet të përfshihen në kuadër të “ligjit të regjistrimeve presidenciale” dhe jo në “ligjin për spiunazh”. Ai bëri të ditur se agjentët e armatosur të FBI-së bastisën Mar-a Lago-n.
Ndërsa ish-prokurori i posaçëm që kryen hetimin, Jack Smith, tha se akuzat kundër Trumpit janë me qëllim politik. “Ky vend ka ligje dhe ato janë të vlefshëm për të gjithë”, tha ai. Smith thekson se ligjet që ruajnë informacionet e sigurisë kombëtare kanë rëndësi kritike dhe duhet të zbatohen.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri