Bota
Trump do ta mbyllë kufirin meksikan javën tjetër, nëse nuk ndalen emigrantët
Presidenti Donald Trump kërcënoi të premten mbylljen e kufirit të SHBA-së me Meksikën javën e ardhshme, duke rrezikuar potencialisht miliona kalime kufitare ligjore dhe miliarda dollarë në tregti, nëse Meksika nuk ndalon emigrantët e nisur drejt Shteteve të Bashkuara.
“Do ta mbajmë të mbyllur për një kohë të gjatë. Unë nuk jam duke luajtur lojëra. Meksika duhet t’i ndalojë ata”, tha Trump në një vizitë në Florida. I pyetur nëse ai do të mbyllte kufirin meksikan edhe për qarkullimet tregtare, Trump u tha gazetarëve: “Mund të jetë edhe për to”.
Trump ka premtuar vazhdimisht mbylljen e kufirit të SHBA-së me Meksikën gjatë dy vjetëve të tij në detyrë dhe nuk e ka ndjekur. Por kësaj here qeveria po lufton për të ndalur një rritje të azilkërkuesve nga vendet e Amerikës Qendrore që udhëtojnë nëpër Meksikë, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
“Mos bëni asnjë gabim: amerikanët mund të ndjejnë efekte nga kjo emergjencë”, tha në një deklaratë Sekretari i Sigurisë së Atdheut, Kirstjen Nielsen.
Ai tha se zhvendosja e personelit do të çonte në vonesa komerciale dhe në kohët më të gjata të pritjes në pikat e kalimit.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











