Gruaja
Tri shqiptare konkurrojnë në “Miss Universe Gjermania”
Martina Ivezaj, Albana Nocaj dhe Valmira Krasniqi janë në garë për të fituar kurorën e më të bukurës së Gjermanisë e cila ia mundëson përfaqësimin në “Miss Univerese 2014”
Në mesin e 15 bukurosheve që marin pjesë në garën e “Miss Univerese Gjermania” konkurrojnë edhe tri vajza shqiptare. Martina Ivezaj, Albana Nocaj dhe Valmira Krasniqi janë në garë për të fituar kurorën e më të bukurës së Gjermanisë e cila ia mundëson përfaqësimin në “Miss Univerese 2014”.
Ndërsa Martina Ivezaj dhe Albana Nocaj janë të njohura për publikun gjerman me pjesëmarrje të ndryshme në evenimente të bukurisë në Gjermani, ku jo rrallë edhe janë shpërblyer me çmime kryesore, për Valmira Krasniqin kjo duket një përvojë e re. Valmira ka bërë ftesë publike përmes rrjetit të saj social ku ka kërkuar në gjuhën shqipe mbështetjen e shqiptarëve: “ Të nderuar familjarë, shoqëri dhe dashamirës. Kam fatin të jam në mesin e 15 bukurosheve të “Miss Univerese Gjermania”. Vota e juaj do të më dërgonte direkt në Top 10. Do të isha shumë mirënjohëse dhe falenderuese për mbështetjen tuaj”, ka shkruar 18 vjeçarja Krasniqi që banon në Heilbron të Gjermanisë.
Të gjithë ata që dëshirojnë të votojnë tri kandidatet shqiptare këtë mund ta bëjnë deri më 15 gusht në faqet zyrtare te Miss Univerese Germany apo në faqet e rrjeteve sociale, ku 10-të femrat më të votuara do të garojnë me 30 dhe 31 gusht në natën finale për kurorën e më të mirës në Gjermani.
A. GJ.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












