Shkurt.ch
Tri parti mbajnë sot kuvendet e tyre
SVP/UDC dhe FDP/PLR janë duke mbajtur sot kuvendet e tyre deleguese ndërsa CVP/PDC bashkë me kuvendin do të festojë pasdite edhe 100 vjetorin e themelimit të saj. SVP tubohet në Seedorf të kantonit Uri ndërsa FDP në Thun të Bernës.
Temë e kuvendit të SVP-së është vendimi lidhur me parollat për ligjin për mbrojtjen e kafshëve, pasi që më 25 nëntor do të zhvillohet një referndum mbi këtë temë. Po ashtu do të debatohet për revizionin e ligjit mbi planifikimin hapësinor.
Nga ana tjetër FDP do të debatojë lidhur me iniciativën kundër zhvatësve që është duke u zhvilluar dhe për të cilën do të ketë referndum.
Partia e Krishterë Popullore e Zvicrës (CVP/PDC) po shënon solemnisht sot njëqindvjetorin e themelimit me një kuvend partiak në Luzern. Në këtë manifestim, i ftuar nderi është Heiner Geissler, ish sekretari i përgjithshëm i CDU-së, partisë që ka pushtetin në Gjermani, i cili sot është anëtar i organizatës së kritikëve të globalizimit “Attac”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













