Lajme
Tri herë më shumë pasagjerë në aeroportet e Maqedonisë
Më së shumti janë regjistruar pasagjerë për në destinacionet Stamboll, Cyrih, Vjenë, Londër dhe Malmö.
Dy aeroportet në Maqedoni, në Shkup dhe në Ohër, nga fillimi i vitit kanë regjistruar një rritje të numrit të udhëtarëve për 18.5% në krahasim me vitin e kaluar.
Në gjashtë muajt e parë të vitit 2014 kaluan nëpër dy aeroportet 559.779 udhëtarë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar 472.536.
Nga kompania që menaxhon aeroportet janë shprehur të kënaqur me një sukses të këtillë.
Ata thonë për mediat në Shkup se në vendet evropiane rritja e pasagjerëve në vit mbetet ndërmjet pesë dhe gjashtë për qind, ndërsa në Maqedoni është tri herë më e lartë.
“Më së shumti kanë fluturuar për në Stamboll, Cyrih, Vjenë, Londër dhe Malmö. “Vizer” ka filluar fluturimet edhe me dy aeroplanë në destinacione të reja, të tilla për Paris, Frankfurt, Bruksel dhe Këln. Gjithashtu “Alitalia” ka nisur me linjë direkt nga Roma për në Shkup, kanë bërë të ditur menaxherët e “TAV Maqedonia”.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












