Lajme
Tri banka dominojnë tregun
Tregun financiar të Kosovës vazhdojnë ta dominojnë tri banka të mëdha, që të gjitha me kapital të huaj. Por bankat e tjera, ndonëse me potencial më të vogël, kanë trend më të shpejtë të rritjes, shkruan portali Qendra.info.
“Procredit Bank”, “Raiffeisen Bank” dhe “NLB Prishtina” kanë 78,1 për qind të depozitave në vend. Nga mbi 1,9 miliard euro sa ishte totali i depozitave, ato mbajnë 1,5 miliardë euro. Mirëpo, krahasuar me tre muaj më herët, përkatësisht me gjendjen në shtator të vitit të kaluar, ato kanë një rënie të lehtë të pjesëmarrjes në depozita për 0,4 pikë të përqindjes. Nga 1,3 miliardë euro sa ishte totali i kredive, këto tri banka dhanë një miliard euro.
Fitimi i përgjithshëm i bankave ishte 37,2 milionë euro, nga te cilat tri bankat “e mëdha“ morën 97,3 për qind të tyre. Llogaritur sipas bankave, trendë më të mirë kishte “Raiffeisen Bank” , e cila depozitat ka rritur tetë për qind, kreditë – dy për qind, kurse fitimin 26,6 për qind. Sipas raporteve financiare të publikuara, “Procredit Bank” më shuam ishte e fokusuar në rritjen e fitimit.
Ndonëse kreditë i mbajti në nivelin e shtatorit, kurse depozitat i rriti 5,8 për qind, fitim i mbetën 20,8 milionë euro. Madje, ajo ka 57,5 për qind të fitimit të përgjithshëm që kishin tri bankat e mëdha.
“NLB Prishtina” kreditimin zvogëloj tre për qind, por depozitat i rriti 7,8 për qind, kurse fitimin – 19,për qind. Kjo bankë me kapital shumicë nga Sllovenia, e cila ka një shtrirje të mirë në Kosovë, ende mbetet larg nag dy bankat e tjera. Pesë bankat më të vogla, Banka Ekonomike e Kosovës, Banka për Biznes, Banka Kombëtare Tregtare, TEB Banka dhe Komercialna Banka, ecën më shpejt, por edhe më tutje mbeten larg atyre që janë lider në këtë treg.
Është me rëndësi se kanë zvogëluar humbjet, përkatësisht rezultate negative ka pasur vetëm Banka Ekonomik e Kosovës. Fitimi i tyre, ndonëse është vetëm një milion euro, u rrit 81 për qind. Ato kanë edhe trende më të shpejta të rritjes së kreditimit – 11,5 për qind dhe të depozitave – 10,2 për qind. Është për inkurajim se që të gjitha kanë shënuar një rritje të pjesëmarrjes në treg dhe janë shumë më agresive në kërkim të zgjerimit.
Por, megjithatë duhet shtuar se ato janë shumë larg pozitës që të lëkundin rregullat që diktojnë tre liderët. Gjithashtu, bankat e mëdha në fund të shtatorit në kredi kishin 71,2 për qind të depozitave, kurse në fund të vitit vetëm 66,7 për qind të tyre. Hapësirën që lanë ato e “okupuan” bankat me potencial më të vogël.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën













