Zhvillim
Trepça së shpejti edhe me Fabrikën e Oksidit të Zinkut
Vendimin për rivitalizimin e Fabrikës së Oksidit të Zinkut e ka dhënë bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit. produktet e kësaj fabrike janë kryesisht për eksport
Në kompaninë “Trepça” së shpejti do të nisë funksionimin edhe Fabrika e Oksidit të Zinkut, në të cilën pritet të punësohen rreth 60 punëtorë vetëm në prodhim. Vendimin për rivitalizimin e kësaj fabrike e ka dhënë bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) në mbledhjen e fundit.
Sipas një njoftimi të AKP-së, produktet e kësaj fabrike janë kryesisht për eksport.
Aktualisht në ndërmarrjen “Trepça” punojnë mbi 2500 punëtor, 1500 janë në pjesën jugore të qytetit që banohet nga shqiptarët dhe rreth 1050 persona punojnë në pjesën veriore të kësaj ndërmarrje, të banuar me serbë.
Të dyja njësitë, veri-jug, të menaxhuara në baza etnike, administrohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Mirëpo qeveria e Kosovës tashmë ka miartuar vendimin që kësaj ndërmarrje t’i ndërrohet titullari i menaxhimit, nga AKP në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Edhe në mbledhjen e fundit të bordit të drejtorëve të AKP-së, ndër të tjera është autorizuar menaxhmenti i AKP-së që ta parashtrojë kërkesën në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për shtyrjen e afatit për dorëzimin e Planit të Riorganizimit të Trepçës, e cila ende është ndërmarrje nën administrim të AKP-së.
Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli është optimist se qeverisja e ardhshme bashkë me Kuvendin, do ta finalizojnë sa më parë ligjin për Trepçën, duke e kaluar edhe në leximin e dytë dhe duke e shndërruar kështu në ndërmarrje publike të administruar nga Prishtina.
Ndryshe, miniera e “Trepçës” është një kompleks i madh industrial. Dikur kjo kompani kishte 23 mijë punëtorë, ndërsa ishte njëra nga kompanitë më të mëdha në Jugosllavinë socialiste. Pas Luftës së dytë Botërore, “Trepça”, ka qenë një konglomerat me 40 miniera dhe fabrika, që shtrihen më së shumti në Kosovë, por gjithashtu edhe në Serbi dhe Mal të Zi.
Rezervat e përgjithshme minerale të të gjitha minierave të “Trepçës”, vlerësohen të jenë rreth 58 milionë tonë. E konvertuar në vlerë monetare me çmimet e sotme të tregut, kjo pasuri sillet prej 8-10 miliardë euro.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025








