Lajme
“Trepça” pronë e Prishtinës, reagon Beogradi
Kthimi i pronësisë së kompleksit “Trepça” nga AKP te Qeveria e Kosovës, në Prishtinë konsiderohet si hap vendimtar, ndërsa në Beograd ka ngjallë reagime
Pas 15 vjetësh, gjiganti kosovar “Trepça” kthehet në pronësi të qeverisë së Kosovës, duke iu marrë kështu Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Kthimi i pronësisë në Prishtinës konsiderohet si hap vendimtar për zhvillimin e këtij kompleksi, ndërsa në Beograd ka ngjallë reagime.
Për tu mundësuar ndërrimi i pronësisë se “Trepçës , Qeveria e Kosovës ka miratuar tashmë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike, ndërsa me procedurë të shpejt, ky projektligj pritet të kalojë edhe në Kuvendin e Kosovës në seancën e të hënës.
Halil Qela, udhëheqës për Hulumtim, Zhvillim dhe Mjedis në këtë kombinat, vendimin e qeverisë për ndërrim të pronësisë se këtij kombinati e konsideron shpresë për ringjalle të Trepçës, pasi sipas tij, menaxhimi i saj nga Agjencia Kosovare e Privatizimit ka qenë rrugë e dështuar dhe njëherit asestët e Trepçës kanë qenë të rrezikuara.
“Kjo duhet të jetë një interes nacional për zhvillimin e vendit ku bëhet ndërmarrje publike në kuptimin e menaxhimit shtetëror të një bordi, i cili do të ishte profesional, që mbikëqyrë menaxhmentin e bordit dhe një plan zhvillimor afat mesëm dhe afat gjatë që përcjell bordi për menaxhim”, tha Qela citon REL.
Edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit e përkrahin vendimin e qeverisë për ndërrimin e pronësisë se Trepçës.
Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Prishtinë edhe herët patën rekomanduar që të miratohet një ligj për Trepçën dhe mundësinë e shndërrimit nga ndërmarrja shoqërore në atë publike.
Arian Zeka, kryeshef ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë, thotë se më vendimin e qeverisë hapet mundësia që gjiganti metalurgjik e “Trepça” të bëhet potencial i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik. Zeka konsideron se zgjidhja më e mirë për zhvillimin e Trepçës, duhet të jetë privatizimi.
“Qeveria nuk ka kapacitete të mjaftueshme financiare që ti lejojë vetës të bëjë investime substanciale në Trepçë, në mënyrë që të shndërrohet në ndërmarrje profitabile. Ndoshta mund të bëjë disa investime themelore sa për të ngritur vlerën e saj para tentimit për privatizim. Megjithatë nuk mund të përjashtohet se zgjidhja më e mirë do të kishte qenë pikërisht privatizimi për të bërë atë”, tha Zeka.
Pa vendimit të Qeverisë që “Trepçës” t’i ndërrohet menaxheri, ka reaguar Qeveria e Serbisë e cila kërkon që për “Trepçën” të bisedohet në Buksel. Kryeministri Aleksander Vuçiq tha se Serbia disa herë ka insistuar që në kuadër të dialogut me Kosovën të hapet edhe çështja e pronës në Kosovë, por kjo nuk ka ndodhur.
Vuçiqi ka thënë se çështja e Trepçës për Serbinë është shumë e rëndësishme dhe ka shtuar se ai edhe sot edhe në të ardhmen do të merret me këtë temë, për shkak të planeve të Qeverisë së Kosovës që ta marrë atë kombinat metalurgjik.
Aktualisht në ndërmarrjen “Trepça” punojnë mbi 2500 punëtor, 1500 janë në pjesën jugore të qytetit që banohet nga shqiptarët dhe rreth 1050 persona punojnë në pjesën veriore të kësaj ndërmarrje, të banuar me serbë. Të dyja njësitë, veri-jug, deri më tani janë administruar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.
Ndryshe, miniera e “Trepçës” është një kompleks i madh industrial. Dikur kjo kompani kishte 23 mijë punëtorë, ndërsa ishte njëra nga kompanitë më të mëdha në Jugosllavinë socialiste. Pas Luftës së dytë Botërore, “Trepça”, ka qenë një konglomerat me 40 miniera dhe fabrika, që shtrihen më së shumti në Kosovë, por gjithashtu edhe në Serbi dhe Mal të Zi.
Rezervat e përgjithshme minerale të të gjitha minierave të “Trepçës”, vlerësohen të jenë rreth 58 milionë tonë. E konvertuar në vlerë monetare me çmimet e sotme të tregut, kjo pasuri sillet prej 8-10 miliard euro.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











