Bota
Treni ‘fluturues’ me 500 km/orë
Sipas kinezëve, Aero Train jo vetëm do të përdorë energji të rinovueshme, por do të sjellë edhe kursime krahasuar me trenat tradicionalë
Gara për trenin më të shpejtë në botë ka një konkurrent të ri: Aero Train, që është ndërtuar në bashkëpunim mes Kinës dhe Japonisë.
Robotik, “treni-aeroplan”, është në fazë eksperimentimi në territorin japonez, ku ka arritur shpejtësinë maksimale 500 kilometra në orë, ndërsa emri vjen nga forma e tij e çuditshme.
Treni “fluturon” mbi binarët magnetikë, duke e rregulluar pozicionin e tij nëpërmjet një tip krahësh që e bëjnë më stabil dhe efecientë lëvizjen me shpejtësi të lartë. Pavarësisht teknologjisë së lartë, frymëzimi për sistemin e ri ka ardhur nga albatrosët. Këta shpendë janë në gjendje të fluturojnë për kilometra të tërë duke harxhuar vetëm pak energji, shkruan ‘monitor’.
Sipas kinezëve, Aero Train jo vetëm do të përdorë energji të rinovueshme, por do të sjellë edhe kursime krahasuar me trenat tradicionalë, përcjell albinfo.ch.
‘I lindur’ në vitin 2004, Aero Train ka evoluar shumë gjatë kohës, dhe ky i fundit është gjenerata e tretë dhe duhet të hyjë në shërbim në vitin 2025. Sipas planeve ai do të lidhë dy aeroporte të Tokios, Haneda dhe Narita, 84 kilometra nga njëri-tjetri, në vetëm 10 minuta.
Për më shumë, Kina ka në anën e saj koston e ulët të teknologjisë krahasuar me konkurrentët e tjerë në të gjithë botën. Sipas Bankës Botërore, zhvillimi dhe ndërtimi i linjave dhe trenave me shpejtësi të lartë në vendin aziatik kushton mes 17-21 milionë dollarë për kilometër përkundër 25-39 milionë për kilometër në Evropë.
Japonezët, nga ana e tyre, kërkojnë të kthehen të dominojnë një territor në të cilin kanë qenë zotërues por tani kanë humbur terren. Që nga vitet ‘60, në Japoni ka pasur linja të shpejta, të quajtura Shinkansen, në të cilat, në atë kohë, lëviznin trena me shpejtësi maksimale 210 kilometra në orë. Në vitet ‘70, shpejtësia maksimale e trenave arriti 319 kilometra në orë, ndërsa në vitin 2015, nëpërmjet lëvizjes magnetike, shpejtësia arriti 603 kilometra në orë.
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











