Kosova
Trendi 2020 – Ide për pushime verore në vendlindje
Argëtimi në natyrë me familjen ose shoqërinë është trendi i pushimeve verore këtë vit. Operatorët turistikë në Kosovë prej disa muajsh kanë përgatitur paketat verore për vizitorë, me aktivitete të reja dhe kreative që zëvendësojnë modelin e pushimeve para COVID-19.

Një përvojë krejt ndryshe!
Imagjinoje këtë: zgjohesh në mëngjes nga aroma e kafesë së freskët të sapopjekur, me cicërimat e zogjve që i sjell flladi i lehtë që luhat gjethet. E gjithë dita është para teje. Së pari, shujta e mëngjesit me produkte të vendit, të përgatitura me durim dhe dashuri. Pak më tutje, të pret biçikleta për të eksploruar bashkë malet e larta dhe krenare. Merr frymë thellë. Je rrethuar nga bukuritë natyrore dhe paqja e plotë.
Je në vendin e duhur.
Nëse të pëlqen çiklizmi, atëherë ky është turi i duhur për ty. Brenda një dite do të përjetosh atraksionet në natyrë dhe objektet kulturore. Eksploro pamjet e mahnitshme të Grykës së Rugovës, një nga kanionet më të larta në Evropë, që gjendet në qytetin e bukur të Pejës. Në këtë rajon gjendet Patrikana e Pejës, objekt nën mbrojtjen e UNESCO-s, i ndërtuar në shekullin XIII.
Vizito fshatin e Vëllezërve Gërvalla, Kullat e Dukagjinit, Manastirin e Deçanit që po ashtu është i mbrojtur nga UNESCO, pranë të cilit gjendet burimi i mrekullueshëm me ujë mineral. Pastaj vazhdojmë tek Kullat e Drenocit. Ky tur të jep mundësinë fantastike ta njohësh nga afër destinacionin Kosovë.
Do të kesh rastin që vendlindjen ta përjetosh përmes aventurës, duke mësuar për arkitekturën unike, teknikat e punës me dru, duke shijuar ngjyrat dhe aromat e natyrës së paprekur, teksa banorët e vendit rrëfejnë histori të patreguara më parë. Nëse ky tur me biçikleta ende s’ka arritur të të bindë, të tregojmë se pas shëtitjes i vjen radha flisë tradicionale, shoqëruar nga rakia, që thuhet se ka fuqi shëruese, gjithçka nën sfondin e muzikës tradicionale.
A po bëhesh gati? Mos e humb këtë mundësi unike. Merr vetëm këpucët për ecje dhe çantën e shpinës. Për pjesën tjetër kujdesemi ne. Kosova po të pret.
Foto: PPSE Kosova
Artikulli është publikuar në magazinës albinfo.ch, numrin special të verës 2020
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin














