Lajme
Trend i rënies së infeksioneve në Zvicër: 63 raste të reja gjatë 24 orëve
Mesatarisht gjatë 7 ditëve të kaluara, janë raportuar 81.7 infeksione të reja në ditë
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 63 infeksione të reja, me virusin e koronës që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Zvicër dhe Lihtenshtajn, shkruan srf.ch.
85 raste të reja ishin raportuar të dielën, 108 të shtunën dhe 104 të premten, transmeton albinfo.ch. Mesatarisht gjatë 7 ditëve të kaluara, janë raportuar 81.7 infeksione të reja në ditë, që është 14 për qind më pak se sa gjatë 7 ditëve pararendëse.
Deri më tani janë gjithsej 32.946 raste të konfirmuara nga laboratori Covid-19 ndërsa 1686 njerëz kanë vdekur pasi që më parë ishin testuar pozitivisht për Covid-19.
Gjithsej 4091 njerëz janë detyruar të shtroheshin në spital që nga fillimi i pandemisë, tre më shumë se një ditë më parë.
Numri i testeve të kryera deri më tani ka arritur në 686.349. Rezultatet kanë dalë pozitive në 5.7 për qind të këtyre testeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












