Lajme

Trenat ndërmjet Cyrihut dhe Mynihut, gati të fshihen nga orari

Edhe pse lidhja mes qytetit zviceran dhe gjerman duket e mirë në letër, në realitet treni është “një torturë e rrotulluar”, siç e përshkruan mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Ai mbërrin në Zvicër në mënyrë rutinore deri në 30 minuta me vonesë, dhe gjithashtu vuan nga avari dhe anulime. Ndër arsyet janë kufizimet e infrastrukturës në Gjermani dhe të metat në teknologjinë e animit, të cilat të dyja shkaktojnë ulje të shpejtësisë.

Ndërsa këta trena mbërrijnë në Zvicër vonë, shumë udhëtarë në pjesën zvicerane të itinerarit shpesh humbasin lidhjet e tyre, duke shkaktuar pezullimin e trenit.