Kosova
Tregu evropian njihet me cilësinë e produkteve kosovare të drurit
Në Swissbau, kompanitë kosovare do të ekspozojnë një gamë të gjerë të produkteve, si: dyer, dritare, kuzhina, shkallë prej druri, shtëpia nga druri etj.

Pjesëmarrja e prodhuesve kosovarë nga industria e përpunimit të drurit në panairin më të madh të kësaj industrie që mbahen në Zvicër çdo dy vjet në muajin janar, Swissbau, është bërë tashmë traditë, thuhet në një komunikatë për media nga SHPDK.
Panairi Swissbau që organizohet çdo dy vjet në Basel këtë vit mbahet në datat 14-18 janar 2020. Kompanitë kosovare që do të ekspozojnë produktet e tyre të ndryshme nga druri dhe zgjidhjet për ndërtim dhe enterier në këtë panair janë: SHEHU, LESNA shpk, BERTO, DARDANIA-MODEL, PALMA, GREENHOUSE dhe BELLIONO. Ky është panairi kryesor për industrinë e drurit dhe të ndërtimtarisë në Zvicër, ku çdo dy vjet prezantohet inovacioni botëror në këtë industri.
Në Swissbau, kompanitë kosovare do të ekspozojnë një gamë të gjerë të produkteve, si: dyer, dritare, kuzhina, shkallë prej druri, shtëpia nga druri,elemente të drurit për enteriere dhe produkte të tjera.
“Pjesëmarrja e prodhuesve kosovarë në panaire ndërkombëtare të kësaj madhësie dhe rëndësie rezulton e suksesshme çdo herë, ndaj është e rëndësishme të jemi të pranishëm. Pas ekspozimit, prodhuesit tanë nënshkruajnë kontrata, nisin eksportin e produkteve Made in Kosova dhe tashmë kanë krijuar pikat e tyre në shtete të ndryshme evropiane”, thotë Arieta Vula-Pozhegu, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës.
“Përveç krijimit të lidhjeve të biznesit, pjesëmarrja në këto panaire është shumë e rëndësishme, pasi prodhuesit tanë përfitojnë direkt nga inovacioni që prezantohet në këto ngjarje. Për shembull këtë vit, fokusi i panairit Swissbau do të jetë tek automatizimi i ndërtesave, energjia në ndërtesa, teknologjia e dritës dhe ndriçimit dhe siguria e ndërtesave”.
Po ashtu, nga 14 deri 19 janar 2020, katër kompani nga Kosova: ALBED, ELNOR, KELMENDI dhe KOSOVA-MODEL do të ekspozojnë produktet e tyre në panairin më të madh të mobilerisë në Evropë, IMM Cologne 2020. Produktet me dizajne dhe inovacion në fushën e mobilerisë do të gjenden të ekspozuara nga kompanitë e Kosovës në Gjermani.
Pjesëmarrja e kompanive në këto dy panaire mbështetet nga Qeveria gjermane përmes projektit të GIZ-it për promovimin e eksportit, ndërsa gjithçka koordinohet nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës, thuhet në fund të komunikatës.
E-Diaspora
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve Rekomandoj kontrolle të rregullta të fëmijëve, gjithsesi para hyrjes në shkollë. Shumë sëmundje mund të shërohen...
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri