Kuriozitete
Tregtia sociale, në rritje të shpejtë
Sipas raportit nga eMarketer, rreth 56 milionë banorë në SHBA bëjnë të paktën një blerje në Facebook
Tregtia sociale, tregtia elektronike përmes mediave sociale, po rritet me shpejtësi: vetëm në SHBA pritet të ketë një vlerë prej 36 miliardë dollarësh këtë vit, me Facebook që kryeson.
Sipas raportit nga eMarketer, rreth 56 milionë banorë në SHBA bëjnë të paktën një blerje në Facebook, duke i dhënë gjigantit të medieve sociale një pjesë prej 22,3% nga kjo shumë; 32 milionë të tjerë blejnë patjetër diçka në Instagram (gjithashtu në pronësi të Facebook), duke i caktuar kështu edhe një pjesë të tregut prej 12,9%, transmeton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Lojtari i tretë është Pinterest, me një parashikim prej 13,9 milionë blerësish ose 5,6% të tregut.
Sipas raportit që monitoron trendin amerikan, por që së shpejti do të zgjerohet edhe në vende të tjera, shitjet e tregtisë sociale pritet të rriten me 35,8% në 36,62 miliardë dollarë.
Lider në këtë fushë është Kina: këtë vit rreth 424 milionë njerëz do të bëjnë blerje në platformat e saj, si WeChat.
“SHBA duhet të shohë nga Kina në lidhje me zhvillimin e tregtisë sociale, pasi shumë prej tendencave që do të nxisin rritjen e saj, të tilla si blerja në internet, e kanë origjinën në këtë vend”, shpjegon Jasmine Eenberg, analiste në eMarketer.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









