Lajme
Tregtia e jashtme e BE-së shënon suficit në vlerë 99.7 miliardë euro

Bilanci i tregtisë së jashtme të Bashkimit Evropian regjistroi suficit prej 99.7 miliardë euro (118.4 miliardë dollarë) në periudhën janar-korrik, njoftoi autoriteti statistikor i Unionit.
Shifra shtatëmujore ishte më ulët nga 101.8 miliardë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, treguan të dhënat e Eurostat.
Eksportet e mallrave të bllokut 27 anëtarësh ranë për 12.2 për qind nga viti në vit për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19), duke arritur në 1.1 trilionë euro në shtatë muajt e parë të këtij viti.
Importet e saj nga pjesa tjetër e botës arritën në 990 miliardë euro, me një rënie prej 13 për qind gjatë të njëjtës periudhë.
Tregtia brenda-BE27 gjithashtu shënoi rënie me 11.9 për qind në bazë vjetore në gati 1.6 trilionë euro në periudhën janar-korrik, përcjell Albinfo.ch.
Gjashtë partnerët më të mëdhenj
SHBA-ja ishte tregu më i madh për eksportuesit e BE-së me 203 miliardë euro, e cila paraqet një tkurrje prej 9.9 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Tregjet e tjera kryesore të eksportit të BE-së janë Britania e Madhe, Kina, Zvicra, Rusia dhe Turqia.
Nga ana tjetër, Kina ishte burimi kryesor i importeve, me 216.7 miliardë euro, një rritje vjetore prej 4.9 për qind në periudhën janar-korrik.
Ajo u pasua nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Zvicra, Rusia dhe Turqia.
Në periudhën janar-korrik bilanci tregtar i bllokut pa deficitin më të lartë me Kinën, 104.8 miliardë euro dhe suficitin më të madh me SHBA-në, me 82.7 miliardë euro (98 miliardë dollarë).
Turqia ishte partneri i gjashtë më i madh tregtar i BE-së në shtatë muajt e parë të këtij viti, me një vëllim tregtar prej 72.5 miliardë euro.
Eksportet e BE-së në Turqi arritën në 37.8 miliardë euro, ndërsa importet nga vendi arritën 34.7 miliardë euro gjatë të njëjtës periudhë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor