Feja
Tregimi i Krishtlindjes, në zhargonin ballkanik
Rrëfimin e Krishtlindjes në "zhargonin ballkanik" e ka përpiluar Etrit Hasler, një politikan, gazetar dhe poet zviceran-shqiptar nga St. Galleni
Gazeta e Kishës ungjillore të reformuar “Reformiert. Aargau” në numrin e saj të dhjetori ka publikuar në faqen e saj të parë një rrëfim krishtlindjeje në slengun (zhargonin) ballkanik të dialektit zviceran të gjermanishtes. Sipas përpiluesve, ky zhargon, i futur fillimisht nga të rinjtë ballkanas në Zvicër dhe i përvetësuar pastaj edhe nga moshatarët e tyre zviceranë, ka zëvendësuar prej kohësh zhargonin e gjuhës së rrugëve me shumë anglicizma që përdorej gjatë viteve të nëntëdhjeta.
Zhargoni ballkanik që fut në qarkullim shprehje të çrregullta gramatikore, përdoret nga të rinjtë zviceranë për tu distancuar nga gjuha e të rriturve.
Rrëfimin e Krishtlindjes në “zhargonin ballkanik” e ka përpiluar Etrit Hasler, një politikan, gazetar dhe poet zviceran-shqiptar nga St. Galleni.
“Guximi është shpaguar”, thotë redaktorja Ruoff. “Redaksia ka marrë shumë reaksione nga lexuesit –, të gjitha pa përjashtim lavdëruese dhe pozitive. Ne druanim se do të kishte lexues të tillë që këtë artikull do ta konsideronin si shpërfillës, për faktin se Rrëfimi i Krishtlindjes bën pjesë ndër më të rëndësishmit ë gjithë Biblën”.
Gjuha në të cilën është shkruar ky tregim nuk është ndonjë shaka e redaksisë por një publikim në idiomën e cila ka një përhapje të madhe në gjuhen e të rinjve, sqaron Ruoff, shkuan azonline.ch.
“Ne donim t`i befasonim lexuesit tanë dhe ja dolëm”, thotë ajo.
Ndërsa vetë përpiluesi, Etrit Hasler, që është i biri i një shqiptari dhe një zviceraneje thotë se më së shumti i është gëzuar reagimit të një politikani të ri nga EVP (Partia Evangjeliste). Ai i ka kërkuar Etritit incizimin e këtij rrëfimi, që ta lëshonte për ta dëgjuar për Krishtlindje para familjes së tij.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025








