Bota
Trefishohet numri i azilkërkuesve në Gjermani, pasi që kanë fituar azil në BE
Këto kërkesa zakonisht refuzohen, sepse është e papranueshme që një person që ka fituar azil në një vend të BE të kërkojë azil edhe në Gjermani
Në Gjermani pothuaj është trefishuar numri i refugjatëve që kërkojnë azil, e të cilët ndërkohë kanë fituar azil në një vend tjetër të Bashkimit Evropian, thuhet në raportet e mediave gjermane.
Në vitin 2017 janë paraqitur 8210 kërkesa të këtilla, ndërsa një vit më parë janë regjistruar vetëm 2997 raste të këtilla, bën të ditur Zyra për Migrantë dhe Refugjatë (BAMF), shkruan gazeta “Welt am Sonntag”, transmeton “DW”.
Këto kërkesa zakonisht refuzohen, sepse është e papranueshme që një person që ka fituar azil në një vend të BE të kërkojë azil edhe në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë një numër tepër i vogël i këtyre personave që kërkojnë azil në Gjermani dëbohen në vendin ku janë paraqitur për herë të parë. Numri i saktë i personave të dëbuar nuk dihet, por në vitin 2017 janë shënuar 1428 raste të këtilla, thuhet në përgjigjen e BAMF.
Ndonëse personave që kanë fituar në një vend tjetër statusin e refugjatit është e pamundur që edhe në Gjermani t’u njihet ky status, ata mund të kërkojnë mbështetje juridike që të mos dëbohen nga Gjermania. Kryetari i Gjykatës Administrative në Berlin, Christian Gau, thotë se “ndërkohë janë parandaluar shumë raste të dëbimeve të këtyre personave në Itali apo vende të tjera të BE, në veçanti personat me ndonjë sëmundje, pa prind apo nënave që jetojnë vetëm me fëmijë”.
Shpesh në këto vendime thuhet se në vendin prej nga ka ardhur një person i caktuar, nuk ka kushte për strehim të duhur, për ushqime të mjaftueshme dhe përkujdesin mjekësor, shkruan “Welt am Sonntag”. Gau pohon se do të duhej të ishte e vetkuptueshme që personat që kanë kërkuar dhe fituar të drejtën e azilit në një vend tjetër, të mos kërkojnë të njëjtën gjë edhe në Gjermani. Normalisht ata do të duhej të kthehen në këto vende. Një prej qëllimeve të BE është që të evitohet i ashtuquajturi “asylum shopping”. Por realiteti duket ndryshe.”
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









