Lajme
Tre vjet e gjysmë burg dhe dëbim nga Zvicra për “imamin” e vetëshpallur kosovar
Prokurori kishte kërkuar një dënim me burg prej shtatë vjet e gjysmë dhe një dëbim prej 15 vjetësh nga vendi
Një shef furme (drejtor menaxhues) dhe imam i vetëshpallur nga Kosova është dënuar me tre vjet e gjysmë burg për mashtrim dhe vepra të tjera penale. Ai gjithashtu u urdhërua të largohet nga vendi për tre vjet, transmeton albinfo.ch.
Pas një procesi gjyqësor që zgjati disa ditë, Gjykata e Qarkut në Dietikon ka shpallur të enjten vendimin e saj në rastin e një drejtori menaxhues 57-vjeçar kosovar i cili kishte shpallur veten imam. Ai dhe familja e tij, si dhe kontabilisti i tij, u akuzuan për krime të shumta financiare. Prokurori kishte kërkuar një dënim me burg prej shtatë vjet e gjysmë dhe një dëbim prej 15 vjetësh nga vendi, shkruan 20minuten.ch.
Gjykata e uli ndjeshëm dënimin e kërkuar nga prokurori dhe e dënoi 57-vjeçarin me tre vjet e gjysmë burg për mashtrim të lidhur me COVID-19, tentativë mashtrimi, përvetësim, falsifikim dhe vepra të tjera penale. Ai gjithashtu u urdhërua të largohet nga vendi për tre vjet, përcjell albinfo.ch. Përveç kësaj, ai duhet të paguajë mbi gjysmë milioni franga zvicerane si dëmshpërblim.
“Akuza për keqmenaxhim dhe shumë vepra të tjera të dyshuara penale nuk mund të vërtetoheshin”, shpjegoi gjykatësi, duke justifikuar dënimin e reduktuar ndjeshëm. I pandehuri, i cili ka dënime të shumta të mëparshme, nuk ishte i pranishëm në seancën ku u shpall vendimi; ai ishte liruar nga paraqitjet në gjykatë. Ai kishte kaluar gati dy vjet në paraburgim.
Katër fëmijët dhe ish-gruaja që u akuzuan gjithashtu u liruan nga akuzat ose morën gjoba të vogla me kusht. Gjykata zbuloi se burri kishte kryer transaksionet e biznesit dhe anëtarët e familjes kishin supozuar se gjithçka ishte e ligjshme ose nuk kishin mbikëqyrje të financave.
Gjykata e shpalli kontabilistin fajtor për tentativë mashtrimi dhe vepra të tjera penale. Ai u dënua me një dënim me burgim me kusht prej 12 muajsh dhe duhet të paguajë mbi gjysmë milioni franga zvicerane dëmshpërblim së bashku me të pandehurin kryesor. Gjykata nuk vendosi një ndalim profesioni për të, duke i mundësuar një prognozë të favorshme.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027












