Kosova
Tre ushtarë të KFOR-it të plagosur me armë zjarri
Raportohet se tre nga 30 ushtarët e lënduar të KFOR-it, kanë marrë plagë nga armët e zjarrit, ka bërë të ditur në komunikatën për media të martën në mëngjes, përcjell albinfo.ch.
Referuar njoftimit, 11 ushtarë italianë dhe 19 hungarezë kanë marrë lëndime nga protesta e dhunshme në Zveçan.
Sipas njoftimit, ushtarët kanë pësuar thyerje e djegie nga mjetet ndezëse.
“Tre ushtarë hungarezë janë plagosur nga përdorimi i armëve të zjarrit. Lëndimet e tyre nuk janë të rrezikshme për jetën”, thuhet në njoftim.
Sot është dita e tretë që kur serbët lokalë kanë nisur protestat në komunat veriore, Leposaviq, Zubin-Potok e Zveçan, duke kundërshtuar që kryetarët e rinj të ushtrojnë detyrat nga objektet komunale.
Nga dhuna e huliganëve kanë pësuar edhe mediat. Janë dëmtuar disa vetura e ka pasur edhe djegie të tyre.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














