Shqipëria
Tre të rinj vdesin në aksidentit rrugor
Aksidenti ndodhi rreth orës 14:30, ndërsa policia që shkoi në vendin e ngjarjes konfirmoi identitetin e viktimave, të cilët ishin përkatësisht të moshës 17, 20 dhe 22 vjeç
Një aksident i rëndë u regjistrua të martën, në afërsi të fshatit Adriatik, në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç. Tre të rinj mbetën të vdekur ndërsa udhëtonin me një automjet tip Lancia.
Vetura doli nga rruga dhe përfundoi në një prej kanaleve anësore të saj, shkruajnë mediat shqiptare.
Aksidenti ndodhi rreth orës 14:30, ndërsa policia që shkoi në vendin e ngjarjes konfirmoi identitetin e viktimave, të cilët ishin përkatësisht të moshës 17, 20 dhe 22 vjeç. Dy prej tyre ishin banorë të Laçit, ndërsa tjetri banor i lagjes “Kombinat”, në Tiranë, përcjell albinfo.ch.
Paraprakisht, nga shikimi i vendit të ngjarjes që bënë specialistët e qarkullimit rrugor, mendohet se mjeti ishte me shpejtësi dhe ka dalë nga rruga. Makina ka përfunduar në kanal, por të rinjtë që ndodheshin në të kishin marrë gjatë rrotullimit të mjetit goditje të forta në kokë.
Por, ndërsa policia edhe këtë aksident e regjistroi për shkak të shpejtësisë, banorët e zonës mendojnë se ai vjen nga amortizimi i këtij aksi rrugor të mbushur me gropa.
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum Vogëlushi nga Nepolja e Pejës Dyshohet se ka humbur jetën pas disa ditësh në gjendje kome,... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes,
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















