Lajme
Tre të arrestuar brenda dy ditëve për korrupsion
Përveç shefit të Task-forcës kundër korrupsionit, Nazmi Mustafi, policia ka arrestuar edhe dy persona tjerë nën dyshimin për korrupsion
Përveç shefit të Task-forcës kundër korrupsionit, Nazmi Mustafi, dhe bashkëpunëtorit të tij të dyshuar, Reshat Zherka, të cilët u arrestuan të hënën nën dyshimin për përfshirje në korrupsion, lidhur me dyshimet për shpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar dhe ushtrimin e ndikimit, është arrestuar edhe një person i tretë, raporton REL.
Mediat në Kosovë mësojnë se personi në fjalë të jetë arrestuar të martën në mëngjes në afërsi të kufirit me Shqipërinë, ndërsa nuk u përjashtua mundësia që bëhet fjalë për të vëllanë e Zherkës, Xhelal Zherka.
Zëdhënësi i EULEX-it, Nikollas Hotën, bëri të ditur se vendimin për vazhdimin apo jo të masës së arrestit pritet ta marrë një gjykatës evropian në një gjykatë në Pejë. Ai rikujtoi se në çfarë dyshime bazohet hetimi i prokurorëve të EULEX-it. “Dyshimet, të cilat po hetohen janë shpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar dhe ushtrim të ndikimit. Andaj, një gjykatës evropian pritet ta marrë vendimin për këtë çështje”, u shpreh Hotën.
Autoritetet kosovare dhe krerët e institucioneve të drejtësisë reaguan gjatë ditës ndaj arrestimit të Mustafit dhe vëllezërve Zherka.
Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, shprehu indinjatën e thellë për shkak se sic ka thënë ai, një prokuror i sistemit prokurorial dhe njëherësh udhëheqës i Task – forcës anti-korrupsion, në kuadër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka rënë në kundërshtim me ligjin dhe dyshohet të ketë kryer vepra penale, për luftimin e së cilave vepra kishte pozitë kyçe në sistemin prokuroria”.
“Padyshim, kjo është një goditje për sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës, por gjithashtu, jam i bindur se për këtë sistem do të ishte goditje edhe më e rëndë sikur të mos e merrnim me seriozitet dhe përkushtim të plotë hetimin e këtij rasti që nga momenti kur kemi pranuar informatën e parë”, u shpreh Kabashi në një komunikatë dërguar mediave.
Kabashi inkurajoi EULEX-in për zbardhjen e rastit, ndërsa ofroi mbështetjen për hetimet që ky mekanizëm po i zhvillon ndaj të arrestuarve. Veprimet e prokurorit, sipas Kabashit, “paraqesin në të njëjtën kohë edhe shkelje të Kodit të Etikës për Prokurorë, që mund ta vënë në pikëpyetje integritetin e sistemit prokurorial të vendit”.
Njëri nga të arrestuarit, Nazmi Mustafi, ishte emëruar në krye të Task-forcës kundër korrupsionit, themelimin e së cilës e pati inicuar kryeministri Hashim Thaçi, në vitin 2010.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, shprehu bindjen që organet e drejtësisë ta kryejnë punën e tyre për ta zgjidhur rastin.
Edhe përfaqësues të shoqërisë civile, ndërkaq, shprehen shqetësimin për arrestimin e kreut të Task-forcës kundër korrupsionit dhe bashkëpunëtorëve të tij të dyshuar.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












