Kosova
Tri raste të reja, 135 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë
3 raste të tjera me koronavirus në Kosovë
Së fundmi, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nëpërmjet një komunikate ka njoftuar edhe për tri raste të reja me koronavirus, të lëshuara gjatë orëve të para të ditës së shtunë.
Nga 138 mostra të realizuara, siç bëhet e ditur në komunikatë, tre prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
“Sot, më 04.04.2020 (01:30 pas mesnate), në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR (testimi 2), janë testuar 138 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, tre (3) prej tyre kanë rezultuar pozitivë”, thuhet në komunikatë.
IKSHPK bën të ditur se tri rastet janë nga komuna e Mitrovicës së Veriut.
Deri më tani, ka pasur gjithsej 135 raste të diagnostikuara me virusin pandemik në Kosovë, ku një nga ta e ka pësuar me vdekje.
Në rezultatet e testimeve të para gjatë ditës së djeshme 6 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa janë raportuar edhe 6 të shëruar.
Instituti Kombëtar bën thirrje që të qëndroni në shtëpi dhe të respektoni distancën sociale në rast daljeje!
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














