Kosova
Tri problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës – varfëria, papunësia dhe çmimet për furnizimet esenciale
UNDP – Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, ka publikuar sot edicionin e 26-të të Përmbledhjes së Pulsit Publik.
Të anketuarit janë pyetur për problemet më urgjente me të cilat po përballet Kosova aktualisht, teksa të dhënat e anketës së majit të vitit 2024 kanë treguar se varfëria (16.6%), papunësia (16.3%) dhe çmimet për furnizimet esenciale (12.7%) janë identifikuar si tri problemet kryesore me të cilat po përballet Kosova, përcjell albinfo.ch.
Tutje, si problem janë identifikuar edhe shërbimet e kujdesit shëndetësor (7.8%) dhe mjedisi (5.6%), të cilat kanë qenë ndër pesë problemet kryesore.
“Përqindja e të anketuarve që e kanë vlerësuar varfërinë si problem madhor ka rënë për 12 pikë të përqindjes, krahasuar me anketën e nëntorit të vitit 2023, kur varfëria (28.6%) është vlerësuar si problem madhor. Në vend të kësaj, përqindja e të anketuarve që e kanë parë papunësinë si problemin madhor kryesor është ulur për 2.9 pikë të përqindjes krahasuar me nëntorin e vitit 2023 (19.2%)”, thuhet në raport.
Përqindja e të anketuarve që i kanë parë çmimet për furnizimet esenciale si problem madhor është rritur me 3.8 pikë të përqindjes (12.7% në maj të vitit 2024, krahasuar me 8.9% në nëntor të vitit 2023).
Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë kanë treguar se gratë e kanë renditur papunësinë si çështjen më madhore kryesore (18%) dhe varfërinë (17.8%) si çështje madhore të dytë, krahasuar me burrat, të cilët varfërinë (15.3%) e kanë renditur si çështjen më madhore, ndërsa papunësinë (14.7%) si çështje madhore të dytë.
Sipas UNDP-së, të dhënat e zbërthyera etnikisht kanë treguar se papunësia renditet si problemi madhor kryesor për 16.8% të shqiptarëve të Kosovës, ndërsa varfëria renditet si problemi madhor kryesor për 15.2% të serbëve të Kosovës dhe 19.5% të komuniteteve të tjera të Kosovës.
Përderisa varfëria renditet si problemi i dytë më urgjent për 16.6% të shqiptarëve të Kosovës, problemet e hapësirës urbane renditen si problemi madhor i dytë për 13.8% të serbëve të Kosovës, ndërsa energjia renditet si problemi madhor i dytë për 14.2% të komuniteteve të tjera të Kosovës.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













