Lajme
Tre mërgimtarë nga Zvicra shkuan në Shqipëri për të ndihmuar
Është bërë e ditur se tre shokë shqiptarë nga Zvicra shkuan në Shqipëri për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti
Morën vesh se toka e Shqipërisë po pësonte një dridhje të madhe dhe dy shqiptarë që jetojnë në Zvicër, njëri i Kosovës, Blerim Musolli, dhe tjetri i Maqedonisë së Veriut, Arsim Tahiri, vendosën, pa e menduar dy herë, të shkonin në vend të ngjarjes dhe të ofronin ndihmën e tyre, në operacionet e kërkim-shpëtimit.
Meqenëse nga rrënojat e lëna në Durrës, pas tërmetit të fuqishëm me magnidutë 6.4 ballë të Rihterit, për “BalkanWeb” ata thonë se kur bëhet fjalë për shqiptarët, s’ka fare lidhje nëse ata jetojnë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni apo diku tjetër, por duhet të bashkohen për të dhënë kontribut.
Musolli tha: “E lexova lajmin që kishte një dridhje të madhe. Vendosa për të ardhur deri të dielën, ndërsa shokët do rrinë më shumë”.
Ndërsa Tahiri tha: “Kur bëhet pyetja për shqiptarët, s’ka lidhje ku jetojnë, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni. Menduam se duhet të vinim të ndihmonim vëllezërit tanë. E pamë në televizor dhe vendosëm të vinim”.
Musolli ndërkaq tha se do të qëndrojë deri të dielën në Shqipëri, kurse tregoi se me ta ka ardhur edhe një shok tjetër i tyre, i cili, bashkë me Tahirin, do të qëndrojnë atje derisa të qetësohet gjendja, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











