Lajme
Tre fëmijë kanë humbur jetën nga zjarri në Wiggen, Luzern
Hetuesit aktualisht nuk supozojnë që të ketë pasur zjarrvënie. Por një krim nuk mund të përjashtohet përfundimisht
Në natën në mes të të dielës dhe të hënës është djegur një ndërtesë banimi në Wiggen të Lucernit, transmeton albinfo.ch. Sipas të dhënave të policisë, tre persona kanë humbur jetën në këtë zjarr.
Sipas 20minuten.ch bëhet fjalë për fëmijët, vëllezërit e motrat gjashtë, shtatë dhe nëntë vjeç Alea, Nia dhe Soeren O.
Burimi në fjalë më tutje shkruan se nëna B.O.* dhe partneri i saj kanë jetuar së bashku me fëmijët në banesën e poshtme. Ish-bashkëshorti i O-së jetonte në apartamentin e sipërm. Sipas policisë, dy nga tre të rriturit u desh të dërgoheshin në spital me plagë të rënda nga Rega. I rrituri i tretë ka pësuar plagë të lehta.
Sipas disa fqinjëve, banorët e kësaj shtëpie ishin vendosur në Wiggen nga Berner Oberland rreth dy vjet më parë. Ata thonë se familja jetonte në një masë e izoluar, por ishin shumë të lumtur që mund të jetonin në këtë shtëpi pas ardhjes nga Berna.
Hetuesit aktualisht nuk supozojnë që të ketë pasur zjarrvënie. Por, një krim nuk mund të përjashtohet përfundimisht, përcjell albinfo.ch. Zona përreth godinës është ende e mbyllur për mediat. Pas një zjarri në një ndërtesë banimi në Wiggen, tre persona u shpëtuan nga ndërtesa. Identifikimi i trupave është kryer në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Cyrihut. Shkaku i zjarrit po hetohet nga zjarrfikësit e policisë së Lucernit.
Siç kishte shpjeguar më herët policia në një konferencë për media, pas zjarrit janë zhdukur tre fëmijë që kanë qenë në shtëpi në momentin e rënies së zjarrit. Sipas njoftimeve të policisë, bëhet fjalë për dy vajza (gjashtë dhe shtatë vjeç) dhe një djalë nëntëvjeçar.
(Foto: Kapo Luzern)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











