CH-Ballkani
Tre arinjtë e keqtrajtuar gjejnë shtëpinë e re në Kosovë
Arinjtë me ngjyrë kafe, Pashuk, Tomi dhe Xhina tashmë do të jenë nën përkujdesje dhe do të jenë të sigurt
Tre arinj për të cilët ishte raportuar se janë keqtrajtuar dhe më pas janë shpëtuar nga shteti shqiptar, kanë gjetur një vend më të mirë, Kosovën, shkruan albinfo.ch.
Arinjtë me ngjyrë kafe, Pashuk, Tomi dhe Xhina tashmë do të jenë nën përkujdesje dhe do të jenë të sigurt.
Ata kishin qëndruar për një muaj në kryeqytetin shqiptar, Tiranë pasi ishin marrë nga pronarët e tyre, derisa ishte siguruar dokumentacioni për të shkuar në Kosovë.
“Ata nuk kishin kushte shumë të mira. Kishin kafaze të vogla dhe ushqimi ishte shumë i keq”, tha veterinari gjerman Frank Goritz, i cili kishte ardhur për të mbikëqyrur transportin e tyre. “Kushti i përgjithshëm shëndetësor nuk ishte aq i mirë. Është koha që ata të shkojnë në një vend më të mirë tani”, shtoi ai.
Dy arinjtë e rinj, Rocky dhe Smocky kanë të fluturuar në Gjermani të premten. Rreth 50 arinj janë vendosur në restorantet dhe vendpushimet, ose në plazhet në Shqipëri Perëndimore dhe Jugore, ku njerëzit mund të paguajnë për t’u fotografuar me një prej tyre.
Pronarët që refuzojnë dorëzimin e arinjve dënohen me 36 euro. Shqipëria po punon që të ndërtojë një park për kafshë. Autoritetet shqiptare po bëjnë çmos që arinjtë të kenë kushte të mira dhe larg keqpërdoruesve.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










