Mantelbardhët shqiptarë në Zvicër
Transplant me eshtrat e të vdekurit, mjeku shqiptar në Gjermani kryen ndërhyrjen e rrallë
Doktori Arjan Mullahi punon si shef i shërbimit të kirurgjisë në Spitalin e Shën Jozefit, në Gjermani
“Kemi dëgjuar për transplantin e organeve të brendshme, por jo për transplant kockash”.
Kështu shkruanin gazetat gjermane para dy vitesh, kur doktori me origjinë shqiptare, Arjan Mullahi, kreu për herë të parë këtë ndërhyrje në Spitalin e Shën Jozefit, në Gjermani.
Së fundmi, në korrik të këtij viti, ai ka kryer transplantin e kockës tek një zonjë shqiptare, Resmije Senka, nga Kuçova, operacion i cili rezultoi me sukses.
Ndërhyrja parashikon një metodë që nuk është shumë e zakonshme dhe që mbështetet në eshtrat e një personi të vdekur.
Edhe këtë herë, gazeta gjermane i bën jehonë kësaj ndërhyrjeje, duke e quajtur doktor Arjan Mullahin si “Zoti i veshur me të bardha”, transmeton ‘shëndetionline’.
“Kjo teknikë speciale operative mundëson rekonstruksionin e defekteve të mëdha kockore të bacinit dhe të kofshës me transplantatim të kockave të të vdekurve. 2 javë pas këtij operacioni, zonja nga Kuçova, e cila rrezikonte paralizën, ka mundur që të ecë. E paimagjinueshme dhe e pabesueshme dhe për vetë gjermanët. Në prill 2019 është planifikuar të vihet protezë e re në Linnich në Gjermani”, tregon dr. Mullahi, përcjell albinfo.ch.
Doktori Arjan Mullahi punon si shef i shërbimit të kirurgjisë në Spitalin e Shën Jozefit, në Gjermani. Ai ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, ndërkohë që ka kryer edhe kurse të ndryshme specializimi jashtë vendit.
Të ngjashme
Të tjera nga Mantelbardhët shqiptarë në Zvicër
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












