Shqipëria
Transformimi urban i Shqipërisë, Rama takoi studentë dhe pedagogë nga Zvicra
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama priti sot në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) një grup studentësh dhe pedagogësh nga Katedra Newrope e ETH Zurich, të cilët ndodheshin në Shqipëri për një udhëtim studimor pesëditor.
Pas vizitave në qytetet bregdetare, kantieret e ndërtimit dhe zonat në zhvillim, grupi zviceran pati një bisedë të hapur me Kryeministrin mbi procesin e transformimit urban të vendit, balancën mes lirisë dhe rregullit, si dhe vizionin që udhëheq ndryshimet hapësinore e shoqërore në Shqipëri.
Takimi u shndërrua në një diskutim dinamik mbi arkitekturën, planifikimin urban dhe ndërlidhjen mes politikës vizionare dhe dizajnit hapësinor.
Ky aktivitet përmbylli udhëtimin studimor të titulluar “Liria në fund të historisë”, i cili kishte në fokus mënyrën se si zhvillimet e shpejta të Shqipërisë po krijojnë realitete të reja urbane dhe sociale, duke ngritur pyetje mbi rolin e arkitekturës në këto ndryshime.
Katedra Newrope e ETH Zurich është një qendër kërkimore e specializuar në arkitekturë dhe transformim urban, që promovon konceptin e “Projektimit në Dialog” (Design in Dialogue). Qëllimi i saj është të eksplorojë Evropën si një hapësirë të shumëfishtë dhe të bashkojë disiplina të ndryshme për të adresuar sfidat komplekse të kohës moderne.
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim












