Futboll
Trajneri i Baselit: Taulant Xhaka është legjendë
Në një konferencë për media, trajneri i Baselit, Fabio Celestini, foli për Taulant Xhakën pas fitores së thellë 5:1 ndaj Servettes. Ai u shpreh se Taulanti është shumë i rëndësishëm për Baselin:
“Ai është legjendë e Baselit. Taulanti është jashtëzakonisht i rëndësishëm – edhe në stërvitje. Ai më ndihmon shumë me mentalitetin e tij. Ai e di se si është të fitosh,” ka thënë Celestini për gazetën zvicerane “20 Minuten”.
Xhaka, 34-vjeçar, në shkurt të këtij viti njoftoi se do t’i japë fund karrierës si futbollist aktiv. Për herë të fundit me fanellën e Baselit ai luajti më 14 dhjetor të vitit të kaluar; ishte njëra prej nëntë ndeshjeve në Superligë këtë edicion. Por Celestini ka theksuar se shikuesit e Baselit mund ta shohin Xhakën përsëri në fushë gjatë ndeshjeve të mbetura.
Baseli është në rrugë të mirë për të fituar titullin e kampionit. Është në vendin e parë me 64 pikë, ndërsa Servette ndjek me 55 pikë.
Gjatë karrierës, Xhaka ka fituar dhjetë trofe: me Grasshopper-in ka fituar Kupën e Zvicrës, ndërsa tri herë të tjera e fitoi atë me Baselin. Me skuadrën e madhe të Baselit, Taulant Xhaka ka fituar kampionatin gjashtë herë. Ai debutoi me ekipin e seniorëve në vitin 2010, ndërsa fanellën e Baselit e mbajti veshur thuajse në tërë karrierën e tij. Për një vit e gjysmë, karrierën e la huazim te Grasshopper-i.
Taulanti është vëllai i madh i Granit Xhakës, liderit të Bayer Leverkusenit.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










