Kosova
Trajkoviq: Vuçiqi pranoi integritetin territorial të Kosovës
Politikania serbe, Rada Trajkoviq, ka thënë se presidenti Aleksandar Vuçiq i ka pranuar të gjitha ato “që bien në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë”, duke theksuar se ai e ka pranuar edhe integritetin territorial të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
“Vuçiqi e pranoi integritetin territorial të Kosovës, tash edhe veçoritë kombëtare të Kosovës. Ai pranoi gjithçka që bie në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë”, ka deklaruar Trajkoviq.
Po ashtu ajo është shprehur për emisionin “Iza Vesti” se si do ta pranojë Kushtetuta Asociacionin e komunave me shumicë serbe, derisa ka kërkuar sqarime nga ekspertët mbi përputhjen e këtij institucioni me dokumentin më të lartë juridik në Serbi.
“Si do të përshtatet ai komunitet (serb) në Kushtetutën e Serbisë, ku janë ekspertët për të na shpjeguar se çfarë po ndodh me Kushtetutën e Serbisë. Ku është Kushtetuta e Serbisë? Nën betimin e (presidentit serb Aleksandar) Vuçiq, si do ta pranojë Kushtetuta e Serbisë Asociacionin, si do të integrohet institucionalisht dhe nëse do të integrohet”, ka pyetur Trajkoviq, duke theksuar se Asociacioni pritet të jetë në koordinim me Kushtetutën e Kosovës.
Trajkoviq, njëherësh këshilltare e ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është shprehur se me planin aktual për Asociacionin “është akti i pranimit të disa gjërave që i kënaqin shqiptarët”.
Sipas Trajkoviqit, me veprimet e tij, Vuçiqi do të duhej t’i bartte pasojat. Për konvertimin e targave të serbëve në RKS, këshilltarja e ministrit Rashiq ka shtuar se “nëse ky është realiteti, a duhet shteti ta pranojë atë që serbët në Kosovë e pranojnë për të mbijetuar”.
Për procesin dialogues mes Kosovës dhe Serbisë, politikania serbe ka thënë se s’pret të ketë njohje de jure apo nënshkrim të marrëveshjes.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













