Maqedonia
Tragjedia në Tetovë, Zaev thotë se dorëheqjet shqyrtohen pas hetimeve
Përmes një letre drejtuar opinionit, kryeministri i Maqedonisē së Veriut, Zoran Zaev, ka folur rreth dorëheqjeve të dorëzuara pas tragjedisë që ndodhi ditë më parë në qendrën për COVID-19 në Tetovë. Ai i vlerëson si akt të lartë moral dhe etik dhe demonstrim të integritetit dhe përgjegjësisë, e cila është e pashmangshme gjatë këtyre fatkeqësive të mëdha.
“Vlerësimi dhe vendimi im lidhur me dorëheqjet e paraqitura do të bazohet ekskluzivisht në faktet që marr nga hetimi, pra ekskluzivisht sipas në bazë të arsyeve të vërtetuara si shkaktarë të zjarrit. Unë pres që kjo të ndodhë së shpejti në periudhën e ardhshme, për të cilën edhe një herë apeloj te të gjitha institucionet për një hetim të shpejtë dhe të plotë. Ekziston dhe do të ketë përgjegjësi, e përcaktuar qartë në bazë të fakteve të pakundërshtueshme kriminalistike, dhe jo në bazë të llogaritjeve politike. Unë njoftoj se gjatë javës së ardhshme, në momentin e parë pasi hetimi i ekspertëve do të tregojë përparim të ri më serioz, unë do të shpalos pikëpamjet e Qeverisë bazuar në faktet e hetimit, në një konferencë për shtyp, ku do t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve nga mediat”, thuhet në letrën e Zaevit, transmeton Albinfo.ch.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











