Maqedonia
Tragjedia në Tetovë: 14 viktima, 12 të mbijetuar – detajet e fundit
Policia maqedonase konfirmon se deri më tani ka arritur në 14 numri i viktimave në Tetovë nga zjarri që ka përfshirë spitalin modular për trajtimin e personave të sëmurë me COVID-19, përcjell albinfo.ch.
Kështu ka bërë të ditur edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Ajo ka dhënë informacione për zjarrin që ka përfshirë spitalin modular.
Arifi ka thënë se 12 pacientë që kanë mbijetuar nga tragjedia e djeshme janë duke marrë trajtimin në spitalin e Tetovës dhe janë në gjendje stabile. Derisa, ajo ka treguar se ende nuk janë identifikuar të gjitha viktimat.
“Në orët e paradites isha në spitalin e Tetovës për t’u informuar edhe sa u përket viktimave, edhe për gjendjen e të mbijetuarve. Është zyrtare që tani ka 14 viktima, për një numër të vogël të tyre është duke u kryer procesi i identifikimit në institucionin për Mjekësi Ligjore në Shkup, ndërkohë që 12 persona të tjerë që kanë mbijetuar janë vendosur në reparte të tjera në spitalin e Tetovës dhe gjendja e tyre paraqitet stabile”, ka treguar ajo.
Tutje ajo është shprehur se mbrëmë bashkë me krerët e shtetit kanë mbajtur një takim në lidhje me këtë tragjedi dhe se prokuroria po heton rastin, por që ende nuk dihen arsyet e zjarrit.
“Fjala është për një tragjedi të madhe, me pasoja të jashtëzakonshme në njerëz, fatkeqësisht. Në takimin që kishim mbrëmë, meqenëse i tërë kreu i shtetit ishte në Tetovë, si dhe prokuroi republikan, i cili ka për obligim zyrtar që të fillojë procedurën e hetimeve, u informuam që ai proces ka filluar që mbrëmë dhe sot gjatë gjithë ditës, mbledhja e fakteve dhe të dhënave. Deri tani akoma nuk kemi informacione zyrtare për shkaqet që kanë sjellë deri tek kjo situatë, mirëpo kërkesa dhe insistimi ynë është që sa më shpejt të kryejmë të gjitha hetimet me qëllim që të dihet saktësisht cilat janë arsyet e kësaj tragjedie”, ka thënë ajo.
Arifi ka theksuar se deri tani nuk është e informuar se dikush është arrestuar apo ndalur nga policia.
“Deri më tani institucionet nuk kanë informuar për raste arrestimi apo ndalimi, jemi të informuar që ata vazhdojnë proceset e tyre me forenzikën dhe të gjitha aktivitetet që duhet të ndërmerren. Në ndërkohë gjatë ditës së sotme është mbajtur edhe mbledhja e jashtëzakonshme e Qeverisë dhe disa shtete mike kanë ofruar po ashtu ekspertizën e tyre që ky proces të jetë sa më i saktë dhe në të njëjtën kohë sa më i besueshëm. Ajo që unë mund të them se nga shfaqja e COVID-it në Maqedoninë e Veriut janë ndërtuar disa spitale modulare, të cilat janë bërë në bazë të një ligji special, i cili është votuar në Parlament dhe besoj që procesi do t’i hetojë të gjitha aspektet dhe pistat e mundshme që kanë sjellë deri te kjo tragjedi”, ka shtuar ajo.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











