Maqedonia
Tragjedia në Koçan: Flamujt në gjysmë shtizë në Maqedoninë e Veriut
Në nderim të 59 viktimave nga zjarri që shpërtheu në një klub nate në Maqedoninë e Veriut, flamujt janë në gjysmë shtizë dhe do të jenë për shtatë ditë zie në këtë shtet.
Të plagosur nga zjarri mbetën mbi 150 të rinj e të reja, të cilët po marrin trajtim në spitalet e Maqedonisë së Veriut, ndërsa ata që janë në gjendje më të rëndë janë transportuar për kurim jashtë vendit.
Në mesin e viktimave janë edhe tre të mitur, dy anëtarë të grupit DNA që performonte atë natë, një polic që ishte në detyrë dhe një futbollist i Shkupit. Viktimat janë kryesisht nga mosha 14 deri në 24 vjeç.
Prokuroria Publike në Maqedoninë e Veriut ka nisur hetim, ku ka të dyshuar 20 persona; 15 janë të ndaluar në stacionin policor dhe pesë të tjerë janë të shtruar në spital, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“









