Lajme
Tragjedia në Kanada, asnjë bashkatdhetar i lënduar
Të dielën, 10 persona u vranë me thikë dhe 15 të lënduar në një nga aktet më të këqija të dhunës në historinë e fundit të Kanadasë.
Ambasada e Kosovës në Otavë, Kanada, ka informuar se bashkatdhetarët tanë që jetojnë atje janë mirë dhe në vende të sigurta, përcjell albinfo.ch.
Njoftimi i ambasadës ka ardhur pas tragjedisë së mbrëmshme në provincën qendrore Saskatchewan të Kanadasë, ku si pasojë e një sulmi me thikë kanë vdekur 10 persona dhe janë plagosur 15 të tjerë.
“Duke njoftuar se ne provincën e Saskatchewan jetojnë rreth 50 familje shqiptare, Ambasada e Republikës së Kosovës në Otava konfirmon se komunikimi me të njëjtët po zhvillohet normalisht, gjersa po përcillet tutje situata e sigurisë në rajonin e Regjinas”, ka njoftuar Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanada, Otava.
Të dielën, 10 persona u vranë me thikë në një nga aktet më të këqija të dhunës në historinë e fundit të Kanadasë.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










