Lajme
Tragjedi në Zvicër: Humb jetën nga goditja e trenit 15 vjeçari me prejardhje nga Kosova
Pak pas orës 8:00 të mëngjesit, ndërsa tetë të rinj po prisnin që treni të kthehej në Neuchâtel në Zvicër, një 15-vjeçar u largua nga grupi dhe u drejtua për në binartë e trenit. Ai nuk e vuri re hyrjen e një treni të Transportit Publik Freiburg në stacionin Sugiez FR dhe u godit nga pjesa e përparme , tha policia kantonale e Fribourg në një deklaratë, shkruan 20 min.ch, transmeton Albinfo.ch.
Raoortohet se i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të shkaktuara nga goditja e trenit.
Ndërkohë mediat në Kosovë raportojnë se 15 vjeçari i goditur nga treni është me prejardhje nga Kosova. Bëhet fjalë për të riun Ardian R.
Këtë e ka konfirmuar për mediat në Kosovë, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.
“Po fatkeqësisht është e vërtetë”, ka thënë Berisha,përcjell Albinfo.ch
Mediat kosovare raportojnë se familja e 15 vjeçarit është nga fshati Panorc i Malishevës, dhe se ata janë zhvendosur në shtetin zviceran që nga paslufta.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










