Kosova
Tragjedi në Zvicër, 16-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident të rëndë trafiku në Wohlen
Një i vdekur tjetër dhe një i plagosur rëndë, makina u përplas në një pemë dhe mori flakë
Një aksident tragjik ka ndodhur të premten herët në mëngjes në një zonë banimi të Wohlenit, kantoni Aargau, Zvicër, ku jetën e humbën dy të rinj, mes tyre një 16-vjeçar me prejardhje nga Kosova, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë, transmeton albinfo.ch.
Referuar Policisë Kantonale të Aargaut, automjeti i tipit Mercedes ka dalë nga rruga në një zonë të kufizuar me 30 km/h, duke u përplasur fillimisht me një pemë në një kopsht dhe më pas me murin e një shtëpie. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit.
Në momentin e mbërritjes së ekipeve të emergjencës, dy të rinjtë 16-vjeçari shqiptar nga Kosova që drejtonte mjetin, dhe një 19-vjeçar zviceran që ndodhej në sediljen e parë, ishin tashmë pa shenja jete. Një i ri tjetër, 19-vjeç, banor i Cyrihut, që gjendej në sediljen e pasme, është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike.
Zëdhënësi i policisë, Bernhard Graser, ka konfirmuar se vetura i përkiste vëllait të shoferit 16-vjeçar, dhe se ende nuk dihet se si ai kishte siguruar qasjen në automjet. Mjeti u dogj tërësisht pas përplasjes, ndërsa hetimet për shkaqet e sakta të aksidentit janë duke vazhduar.
Të dhënat fillestare sugjerojnë se automjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara për zonën. Policia po punon për të rindërtuar kronologjinë e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë eventuale.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe më gjerë, veçanërisht për shkak të moshës së re të viktimave dhe rrethanave dramatike të aksidentit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










