Lajme
Tragjedi në Gjilan, xhaxhai vret nipin e më pas edhe veten
Xhaxhai 54 vjeçar ka vrarë sot në Gjilan nipin e tij 30 vjeçar më pas dhe vetën. Mësohet se dy të vdekurit nuk kishin raporte të mira që kur u ndanë në biznes para 5 vjetëve
Qyteti i Gjilanit, që njihet si më i qeti në Kosovë, është tronditur sot paradite me një vrasje të dyfishtë që ka ndodhur në qendër të qytetit. Tragjedinë më të madhe e bënë fakti, se të vrarët janë të të njëjtës familje, madje thuhet se xhaxhai ka vrarë nipin dhe më pas edhe vetën. Konflikti duket se ka ndodhur për shkaka të biznesit, pasi dy të vrarët kishin këmbimore.
Siç raportojnë mediat lokale, xhaxhai 54 vjeçar Njazi Bunjaku e vrau nipin e tij 30 vjeçar nehat Bunjakun e më pas edhe vetën.
“Një person familjar i afërt i viktimës fillimisht ka hyrë në një lokal që është këmbimore dhe pas një kohe që ka qëndruar aty ka shkrep ama e zjarrit, revole, dhe e ka godit viktimën nga afërsia ku si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit viktima ka vdekur menjëherë në vendin e ngjarjes”, tha Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.
Edhe i dyshimti e ka goditur veten duke u lënduar rëndë dhe ka mbet në të njëjtin lokal.
Sipas Policisë, ai është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë dhe përkundër ndihmës dhe përkundër përpjekjeve nga ana e mjekëve ai ka ndërruar jetë.
Policia ende nuk i ka të qarta motivet e kësaj vrasje por ata që i njihnin Njazi dhe Nehat Bunjakun thonë se ata vitet e fundit nuk komunikonin në mes vete.
Të dy viktimat kishin lokale të këmbimoreve afër njëri-tjetrit. Edhe shtëpitë në lagjen Dheu i Bardhë të Gjilanit i kishin afër. Derisa shtëpia e dorasit ishte e mbyllur ajo e të riut ishte e hapur dhe familjarët prisnin e përcillnin njerëz. Nehat Bunjaku la pas vetes 2 fëmijë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











