Futboll
Tragjedi në futbollin shqiptar, futbollisti i Egnatias vdes në moshën 28-vjeçare
Shqipëri, ndërroi jetë futbollisti 28-vjeçar pas sulmit në zemër
Raphael Dwamena nuk e ka përballuar dot sulmin në zemër gjatë ndeshjes Egantia-Partizani. Sulmuesi ganez u rrëzua në fushë në minutën e 25’.
28-vjeçari, golashënuesi më i mirë i Egnatias, u rrëzua në minutën e 25 të ndeshjes, e më pas për shkak të gjendjes u dërgua drejt spitalit të Durrësit, ku dhe nuk ka mundur të mbijetojë.
Pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital, sulmuesi i skuadrës rrogozhinase nuk e ka përballuar sulmin në zemër. Ndeshja u ndërpre, menjëherë pasi ai humbi ndjenjat në fushë.
28-vjeçari ka vuajtur më parë nga zemra, një problem që është treguar më parë për Top Channel në shkurt të këtij viti. Ai rrëfeu asokohe se problemet me zemrën i kishte konstatuar në vitin 2017, kur po firmoste kontratën e transferimit nga Zvicra për në ligën angleze ai mësoi se kishte probleme me zemrën. Testet e tij nuk kishin kaluar.
Ja çfarë thoshte ai në fillim të këtij viti:
“U shokova luaja në atë kohë te Zyrih dhe kisha të gjithë mjekët aty. U detyrova të kthehesha në shtëpinë time dhe të bëja disa teste mjekësore. Të gjitha këto janë pjesë e sfidave dhe më është dashur të pajtohem me to. Në fillim më vendosën një pajisje që monitoronte rrahjet e zemrës, bëhet fjalë për një sinjal që të godet dhe të tregon gjendjen e zemrës, ajo ishte gjëja më e rëndë që më ndodhi, por unë nuk jam rrëzuar asnjëherë në fushë apo të humbas ndjenjat. Familja ime është në Gana dhe sigurisht ishte e vështirë për ta kur dëgjonin lajme të ndryshme. Unë kisha kohë që isha nën monitorimin e mjekëve dhe më kishin siguruar.
Më pas më pyetën nëse isha në gjendje të mirë për të luajtur dhe unë thashë Po. Ndërkohë doktorë nga klube të ndryshme apo institucione të ndryshme shpreheshin shpesh se unë nuk duhet të luaja më. Por, unë edhe një herë u thashë: “E respektoj vendimin tuaj, por duhet të marr një vendim”. Nuk kam aspak frikë se Zoti është me mua. Kur erdha këtu te Egnatia, bëra disa teste mjekësore dhe gjithçka ishte mirë. Unë asnjëherë s’e lashë futbollin, luaja në mënyrë të vazhdueshme.
Ndoshta për njerëzit normal ka shumë gjëra të pamundura, por për Zotin s’ka gjëra të pamundura Ai më ka qëndruar pranë gjithmonë dhe unë asnjëherë s’e kam diskutuar nëse do të luaja apo jo futboll. Zoti ka qenë gjithmonë aty për mua dhe unë kam shumë besim te Ai”.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











