Lajme
Tradita të veçanta të Vitit të Ri nëpër botë
Zbuloni zakone të çuditshme dhe të veçanta që i japin kuptim festimit të Vitit të Ri.
Festa e Vitit të Ri po afron, por shumë njerëz ndihen të pasigurt se si ta festojnë këtë herë. Pse të mos krijoni një përvojë më të veçantë dhe çlodhëse, duke shmangur ato zakone të zakonshme e monotone që përsëriten çdo vit?
Shpesh, e kalojmë natën mes ushqimeve të shijshme dhe programeve televizive që rrallë sjellin risi. Megjithatë, në disa vende të botës, Viti i Ri festohet me tradita të veçanta që përsëriten çdo vit, duke ruajtur pasionin, gëzimin
Dhe simbolikën e tyre të lashtë.
Spanja – 12 kokrra rrushi për fat
Në Spanjë, ekziston një traditë shumë e njohur: në mesnatë hahen 12 kokrra rrushi, një për çdo muaj të vitit. Nëse ikonsumon të gjitha para se të mbarojnë tingujt e mesnatës, besohet se viti i ardhshëm do të sjellë fat dhe lumturi.
Japonia – 108 tinguj që pastrojnë shpirtin
Në Japoni, tempujt në mbarë vendin tringëllojnë 108 herë. Kyritual, i bazuar në budizëm, simbolizon pastrimin nga 108 mëkatet njerëzore. Kjo ceremoni përgatit shpirtin për një fillimtë ri më të pastër e më paqësor.
Danimarka – Pjata të thyera për fat
Në Danimarkë, thyerja e pjatave dhe gotave para derës së fqinjëve është pjesë e festës. Sa më shumë copa të thyera të gjeni para shtëpisë tuaj, aq më shumë fat besohet se do të keni. Një traditëe pazakontë, por e mbushur me simbolikë pozitive.
Filipinet – Forma rrethore për bollëk
Në Filipine, gjithçka që ka formë rrethore konsiderohet simbol i fatit dhe pasurisë. Për Vitin e Ri, njerëzit veshin rroba me pika, mbajnë monedha në xhepa dhe shërbejnë ushqime të rrumbullakëta, me shpresën për një vit të begatë.
Skocia – Festivali “Hogmanay”
Skocezët festojnë Vitin e Ri me një festival tre-ditor të quajtur“Hogmanay”, të mbushur me zakone të vjetra që datojnë që nga koha e Vikingëve. Tradita më e famshme është “first-footing”: personi i parë që hyn në shtëpi pas mesnatës sjell fat. Besohet se nëse ai është një burrë me flokë të zinj dhe sjell dhurata apo ëmbëlsira, viti do të jetë i mbarë dhe i lumtur.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











